CENTER ACT FOR SOCIETY
Non-Profit Organization · Organization
BE A MAN CLUB
Klubi Bëhu Burrë
"Be a man" lifestyles campaign, which aims to reinforce key messages of the Young Men Initiative and encourage changes at the school level and beyond. The campaign is supported by variety of educational materials, social media and "activities" organized and conducted by the students, members of "Be a man" clubs (abbreviated BMC). Members of "Be a man" clubs are both young men and women, and in the region they gather several hundred active members. In the Balkans, there are currently 40 active "Be a man" clubs with 1,500 active members. Leading philosophy of the Young Men Initiative is that young men should not be seen as an obstacle to peace and gender equality, but as key allies in the promotion of non-violent, healthy relationships and communities. Young women, as active members of the community, should be active participants in society, as well as agents of change.
Fushata e stilit të jetesës “Klubi Bëhu Burrë", ka për qëllim të përforcojë mesazhet kyçe të Iniciativës së Burrave të Rinj dhe të inkurajojë ndryshime në nivel shkollor dhe përtej. Klubet mbështeten nga një shumëllojshmëri materialesh edukative, media sociale dhe një varg aktivitetesh të organizuara dhe të realizuara nga nxënësit anëtarë të klubeve Bëhu Burrë (BMC – Be A Man Club). Klubet Bëhu Burrë kanë për anëtarë burra të rinj dhe gra të reja dhe në rajon këto klube bashkojnë qindra anëtarë aktivë. Në Ballkan, aktualisht ekzistojnë dyzetë klube Bëhu Burrë aktivë me 1,500 anëtarë aktivë. Filozofia udhëheqëse e Iniciativës së Burrave të Rinj është që burrat e rinj nuk duhen parë si pengesë për paqen dhe barazinë gjinore, por si aleatë kyçë në promovimin e komuniteteve dhe marrëdhënieve jo të dhunshme dhe të shëndetshme. Gratë e reja, si anëtare aktive të komunitetit, duhet të jenë pjesëmarrëse aktive në shoqëri, si edhe agjente të ndryshimit.
SOCIAL MEDIA
Summer Camp
SHPËRTHYEN NGJYRAT ENERGJIKE NË JALË
NGA KLUBI BËHU BURRË!
Të rinjtë e gjimnazeve 'Ismail Qemali' në Tirane, 'Mersin Duqi' në Ibë dhe studentë nga Universiteti i Tiranës ishin pjesëmarrës në kampin veror Bëhu Burrë!
Gjate katër ditëve të qëndrimit në kamp u zhvilluan shumë aktivitete edukative dhe lojëra gazmore, të cilat u zhvilluan me shumë dëshirë dhe entuasiazëm nga i gjithë grupi. Me metodat e edukimit informal u zhvilluan sesione dhe aktivite të shumta si: Loja e mikut sekret, Pema e pritshmërive, Punëtoria Aftësitë e negocimit, Perdorimi i medias në promovimin e sjelljeve të shëndetshme, Metoda 'Theatre of Oppressed', Një hap përpara dhe shume e shume të tjera. Të gjitha këto nxitën dhe promovuan lidershipin tek këta të rinj, barazine gjinore, shëndetin mendor, parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, bashkëpunimin në grup, dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e konflikteve.
Gjatë këtyre ditëve të rinjtë u karakterizuan nga: energjia pozive, entusiazmi, kreativiteti, respekti për njëri tjetrin, komunikimi dhe ndarja e mendimeve. Të gjitha këto të shoqëruara nga argëtimi, buzëqeshja dhe emocione të shumllojshme. Njohuritë e fituara gjatë këtij kampi nga të rinjtë do t'i bëjnë ata të jenë agjentë të ndryshimit në komunitetet e tyre dhe me bashkëmoshatarët.