Youth Club: Implementimi i modelit të Manualit Y
Aktiviteti i sotëm me Klubin e të Rinjve u bazua në trajnimin e të rinjve sipas modelit të Manualit Y.
Një nga sesionet e këtij manuali, që sigurisht u aplikua në aktivitetin e sotëm, ishte mbi shprehjen e ndjenjave, si e shohin veten në 10 vitet e ardhshme dhe sfidat që do i duhet të hasin për të arritur qëllimet e tyre, duke marrë parasysh gjininë dhe konteksin social.
Pas këtij sesioni, të rinjtë patën nevojë të relaksoheshin pak gjatë coffee break, prej stuhisë së mendimeve rreth të ardhmes së tyre.
Në pjesën e dytë të takimit u prezantuan projektet e reja të organizatës si dhe krijimi i një fushate online me qëllim promovimin e projektit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", i cili implementohet nga CARE International në partneritet me Center ACT for SOCIETY dhe mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe OAK Foundation.