Çfarë është paqja për mua?
*P*o ju them të imagjinoni një dite të bukur pranvere ku dielli na ngroh me rrezet e tij , lart në qiell flururojnë pëllumbat , përreth dëgjojmë tingujt e mrekullueshëm të zogjve dhe një puhizë e ëmbël na përkëdhel . *A*h përpara shikojmë një kopësht plot gjallëri , lumturi me fëmijë e të rritur. Na përshëndetin, na duan dhe i duam. Të gjithë e duan njëri-tjetrin. *Q*etësia , liria i ka bërë njerëzit që të bisedojnë , fëmijët që të lodrojnë pa dallim origjine, feje, ngjyre, kulture. Të gjithë janë të barabartë .Të gjithë jetojnë në Paqe në atë kopësht plot me lule, gjallëri , harmonie, në një botë me ngjyra . *E *mrekulleshme apo jo? Si thua , le t'i bashkohemi🤗